Sot me datë 03.02.2021 u nënshkrua kontrata e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës- Terminali i Transportit Publik të Tiranës dhe ndërtimi i linjës së re në aeroportin Nënë Tereza. Me këtë rast, nis faza e ndërtimit për zëvëndësimin tërësor të Infrastrukturës sonë me qëllim rehabilitimin 37 km dhe ndërtimit të linjës 5. 7 km.
Kontrata u firmos nga Administratori i Hekurudhës Shqiptare sh.a HSH, z. Ani Dyrmishi dhe përfaqesuesit zyrtar të kompanisë
ndërkombëtare INC srl për ta çuar përpara perspektiven e hekurudhave.
Transformini ynë hekurudhor nis sot me mbështetje të plotë të donatorit Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe delegacionit të BE në Shqipëri si dhe Promovuesit të projektit Ministrit të linjës zj. Belinda Balluku.
Kontrata e Projektit parashikon realizimin e punimeve civile, të supervizimit dhe menaxhimit të projektit në afatin 30 muaj.
Këtij projekti, i cili prej 2017 ka marrë vlerësimin ndërkombëtar të projektit më të mirë, nga ana e institucioneve financiare do ti shtohen edhe sukseset e pritshme për realizimin e projekteve strategjike, Rehabilitimit të linjës mes Shqipërisë- Malit të Zi; ajo e Shqipërisë drejt Kosovës, lidhja jonë kufitare hekurudhore me Republikën e Maqedonisë Veriut si dhe të ndërtimit të linjës Shqipëri- Greqi, për të na lidhur me Bashkimin Evropian e përtej.
Suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *