Në kuadrin e fillimit të zbatimit të Projektit të rehabilitimit dhe ndërtimit të linjës Durres-Tirane-Rinas të financuar nga BERZH si dhe me qëllim ngritjen e kapaciteteve të sftafit të Hekurudhes Shqiptare, me datën 27 Tetor 2020 në ambientet e Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare u organizua një trajnim një ditor. Në kete trajnim u trajtuan keto tema:  

  • Ndërgjegjësimi për Shëndetin dhe Sigurinë në punë;
  • Ndërgjegjësimi Mjedisor – Kriteret Kombëtare dhe të BERZH-it;
  • Ndërgjegjësimi Social – Kriteret Kombëtare dhe të BERZH-it;
  • Ndërgjegjesim për Shëndetin dhe Sigurine në punë

Shëndeti dhe Siguria në punë është bërë tashme një faktor i pandashëm për të gjithë sektoret e kryesisht për ato projekte madhore të ndërhyrjes në infrastrukture ku incidenca e riskut është më e lartë. Një qasje sistematike për parandalimin dhe mbrojtjen, e cila kontribuon në reduktimin e incidenteve dhe të semundjeve profesionale në mënyrë domëthenëse duke e bërë aktivitetin ekonomik më efektiv. Me hyrjen në fuqi të legjislacionit specifik është theksuar rëndësia për ndjekjen dhe implementimin e sistemeve të menaxhimit për Shëndetin dhe Sigurinë në punë.

Në kuader të rritjes së kapaciteteve edhe në këtë aspekt, Hekurudha Shqiptare ka nisur programin e trajnimit për temat e Mejdisit, Çështjet Sociale, Sigurisë dhe Shëndetit (ESHS). Ky program është krijuar në bashkëpunim me partnerët strategjik si BERZH dhe synon instruktimin e personelit në role kyçe brenda vitit 2020, për të vazhduar më tej gjatë vitit 2021 me personelin e departamenteve dhe projekteve më të rëndesishme që ESHS po implementon dhe qe synon të implementoje në të ardhmen.

Programi i Sigurisë dhe Shëndetit  ndahet në 3 shtylla themelore:

Gjatë zhvillimit te seances së parë, u trajtua ne aspektin praktik dhe të detajuar Kuadri Normativ Europian dhe Legjislacioni Shqiptar për shëndetin dhe sigurine në punë:

  • Një vizion i detajuar mbi Normativat Europiane dhe Legjislacioni Shqiptar
  • Specifika te Ligjit nr.10237, për sigurinë dhe shëndetin në punë
  • Dokumenti i Vleresimit te Riskut
  • Autoritetet monitoruese ne vendin tonë
  • Detyrat dhe te Drejtat për shendetin dhe sugurine në punë për çdo figure profesionale
  • Trajnimin për Ndërgjegjësimin Mjedisor – Kriteret Kombëtare dhe BERZH-it

Trajnimi për Ndërgjegjësimin Mjedisor ofron një pasqyrë praktike të procesit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe kërkesave të tij. Ky është trajnim i nivelit baze për Modulin ‘Kriteret Kombëtare dhe te BERZH-it për çështje mjedisore dhe sociale’ dhe përfshin standardet PR 1 dhe 10 te BERZH-it.

Përmbajtja e trajnimit përfshin:

  • Vështrim i përgjithshëm i procesit dhe zbatimit të VNM-së, përfshirë mënyrën se si këto janë transpozuar aktualisht në legjislacionin shqiptar dhe PR-të e BERZH-it (1 & 10).
    • Prezantim i shkurtër i:
      • Shqyrtimi (screening) – kriteret për përcakimin e llojit të VNM-së;
      • Fusheveprimi – Përcaktimet;
      • Hapat e VNM-së;
      • Grafiku i miratimit të AKM-së;

Sistemet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) janë zbatuar në vendet në zhvillim, zakonisht si një kërkesë ligjore e procesit të kontrollit të zhvillimit. Trajnimi mbi VNM-në identifikoi fazat kryesore të procesit të vleresimit dhe ofron këshilla dhe udhëzime për menaxhimin e VNM-së nga projektet e HSH-së duke zbatuar Kërkesat PR1 dhe 10 të BERZH.

  • Trajnimin për Ndërgjegjësimin Social – Kriteret Kombëtare dhe BERZH-it

Qëllimi i trajnimit ishte ndërgjegjesimi i stafit me problematikat sociale që krijohen si rezultat i zbatimit të projektit në raport me komunitetet që preken nga projekti dhe stafi i punës. Menaxhimi i çështjeve sociale trajton  identifikimin e çështjeve, përcaktimin e masave zbutëse, menaxhimin dhe monitorimin e aktiviteteve sociale ne perputhje me Politiken mjedisore dhe Sociale të BERZH-it si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.  

Temat e trajtuara në trajnim përfshijnë:

  • Kodi i Sjelljes;
    • Kushtet e punës;
    • Çështjet gjinore;
    • Mekanizimi i brendshëm i ankesave;
    • Marrëdhëniet me grupet e interesit;
    • Mekanizimi i ankesave për palet e treta;
    • Siguria dhe shendeti i komunitetit;
    • Procesi i marrjes së tokës;

Ky trajnim u mbajt nga Ekipi i Mbështetjes së PIU (kompanitë Ardanuy & SIM.SPA) që ka një përvojë të pasur në menaxhimin dhe kontributin në projekte. Trajnuesit përdoren raste studimore nga përvoja e tyre për të ilustruar dhe zgjeruar përmbajtjen e trajnimit.

Programi i trajnimeve do te vazhdojë me tema të tjera në mënyrë më të detajuar dhe ka për qëllim të trajnojë të gjithë stafin administrative dhe teknik të angazhuar me menaxhimin dhe operimin e linjës Durrës-Tiranë-Rinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *