Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për “Ndihmës makinist”

Ky kurs ka filluar me mbështetje të Zv. Administratorit të Shoqërisë Ing.Sokol Popoci,i cili ka menaxhuar së bashku në përbërjë me inxhinieret më me eksperiencë të Hekurudhës Shqiptare, Ing.Nderim Kasa ,Ing.Petraq Pando dhe nga Ing.Vullnet Pepellashi, gjithashtu me instruktorët makinist që kanë ndjekur praktikën.

Pas hapjes së kursit për ndihmës makinist pas 30 vitesh nga Administratori I Shoqërisë z.Ani Dyrmyshi, 25 kursantët e zgjedhur sipas kritereve që përcakton Rregullorja 11 për përgatitjen e personelit, filluan kursin 3-mujor të kualifikimit, me datë 22.09.2018 .

Pas përfundimit të kursit me datë 22.12.2018 , me datë 24.12.2018, ora 10:00 u organizua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave në ambientet e Hekurudhës Shqiptare sh.a.

25 Kursantët të cilët morën dëshminë për “ ndihmës makinist” tashmë janë pjesë e punojësve të Hekurudhës Shqiptare, pasi janë kryer të gjitha procedurat përkatëse për fillimin e mardhënieve të punës.

Në momentin që u kalua me sukses faza përgatitore për “ndihmës makinist”, u zhvillua dhe ceremonia e dhënies së certifikatave e cila në këtë mënyrë “ vulosi” pranimin e tyre si punonjës të Hekurudhës Shqiptare, e mw pas duke vazhduar me procedurën e marrjes së dëshmisë së aftësisë nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *