NJOFTIM

MBI DATATE NISJES DHE PERFUNDIMT TË KURSIT TË FORMIMIT, MBI KËRKESAT EDOKUMENTACIONIT DHE KRITERET E PRANIMIT TË KURSIT PËR  INSPEKTOR TË  SHËRBIMIT HEKURUDHOR

  • Kursi i formimit do të kryhet prej personelit hekurudhor, me plotësimin e këtyre kushteve:
  • Të kenë mbushur moshën 18 vjeç deri në 40 vjeç;
  • Të kenë sjellje korrekte në punë, në përputhje me Kodin e Etikës, të miratuar nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të Hekurudhës Shqiptare;
  • Të jenë pajisur me raportin mjeko-ligjor, i cili demostron se kandidati është i aftë fizikisht dhe mendërisht, dhe në formë shëndetësore i aftë për punë, me shikim të mirë në të dy sytë dhe në dëgjim, duke zotëruar aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët, në kryerjen e inspektimit të lëvizjes trenave në tryezën e komandimit dhe në stacion/e hekurudhor/e.
  • Të ketë së paku, arsim përkatës të mesëm të përgjithshëm dhe/ose profesional në relevancë me të dhe që ka të bëjë me fushen e detyrës së inspektimit të shërbimeve hekurudhore si dhe stazhin e nevojshëm në punë brënda kufirit të moshës së caktuar më lart (18 deri 40 vjeç), sipas Listës në pikën 3 të këtij Urdhëri, për të arritur qëllimin e programit, në bazë te kriterit për përfshirje në zhvillimin në kushte normale të punës dhe kurseve të kualifikimit që kryen HSH-ja.
  • Punonjësit që do të kenë pjesëmarrje për herë të parë në kurs, do të paraqesin këta dokumente, pranë sektorit te burimeve njerëzore që administron procesin:
  • Vërtetim të shkollës, që ka ndjekur dhe të kurseve që mund të ketë kryer në eksperiencën e tij si dhe të përvojës së stazhit në punë ose të kohës së provës;
  • Çertifikatën e komisionit Mjekësor, të lëshuar jo më shumë së një muaj më parë;
  • Dy fotografi format pasaporte;
  • Për nisjen e kursit janë caktuar datat 15/12/2018 deri 16/03/2019 çdo të shtunë 4 orë për pjesën teorike sipas kurrikulës së formimit profesional të njohurive të përgjithshme dhe i cili do të pasohet nga praktika në Stacionin e Shkozetit për periudhën 2 muaj deri më 18/05/2018.
  • Respektimin në kryerjen e rakordimeve në vijim me njesinë e shërbimeve të brëndëshme për pjesëmarrjen >93% orë të programit të trajnimit dhe kursit të formimit profesional të tillë.
  • Njoftoheni se do të pranohet nga gjithë pjesëmarrësit e Kursit te Formimit Profesional, Deklarata e Kulturës së Sigurisë Hekurudhore, e shoqërisë HSH, e nënshkruar në Samitin I të Sigurisë Hekurudhore me Agjencinë e BE për Hekurudhat/ERA dhe nga Drejtoria e DIH-MIE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *