Njoftim për shtypin

Bashkimi Europian financion  Studimin e Realizueshmërisë për Rehabilitimin e linjës së hekurudhës  Durrës-Elbasan-Pogradec dhe ndërtimin e linjës së re nga Lini në kufirin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Me date 9 tetor 2018 u  prezantua projekti mbi Studimin e Realizueshmerise per rehabilitimin e linjes hekurudhre Durres-Rrogozhine – Elbasan – Pogradec, financuar nga fonde te Komisionit Evropian, te mundesuara permes Instrumentit te Investimeve per Ballkanin Perendimor. Studimi ka filluar ne prill 2017 dhe do te perfundoje ne fund te tetorit 2018. Takimi perfundimtar do te zhvillohet me 9 tetor 2018, ne Hotel Tirana, Sheshi Skenderbej, ne ora 10:00.

Studimi eshte kryer ne dy faza . Gjate fazes 1 u krye vleresimi i para- realizueshmerise per te gjithe linjen hekurudhore 151km, 72km e pare te te ciles ndermjet Durresit – Rrogozhines – Elbasanit jane ne pune sot. Pjesa e mbetur prej 79 km nga  Elbasani ne Pogradec nuk jane ne funksion per shkak te gjendjes te keqe te linjes dhe te strukturave (urave dhe tuneleve) pergjate saj. Studimi i para-realizueshmerise perfshiu nje analize kosto perfitimi (CBA) permes vleresimit te tre skenareve  te zhvillimit te projektit. Per skenarin e perzgjedhur, projekti konceptual u pergatit per te gjithe linjen hekurudhore. Si rezutat i fazes I u krye nje prioritarizim i te gjithe segmenteve te linjes hekurudhore. Segmenti Durres -Rrogozhine u vleresua me prioritet me te larte per nderhyrjet e rehabilitimit.

Gjate fazes II , u pergatiten projekti paraprak dhe analiza perkatese e kosto perfitimit per segmentin prioritar Durres – Rrogozhine, se bashku me vleresimin paraprak te ndikimit ne mjedis, pergatitur sipas kuadrit ligjor vendas. Segmenti i linjes Durres – Rrogozhine eshte i gjate 33.5 km. Kosto e rehabilitimit vleresohet 52 mln Euro. Rehabilitimi i ketij segmenti me prioritet te larte do te permbushe standartet e projektimit te Rrjetit Nder Europian me shpejtesi 100 km/h dhe ngarkese aksi 22.5 ton. Koha e udhetimit do te reduktohet nga 60 min ne 32 min. Levizja pergjate ketij segmenti pritet te arrije 330.000 pasagjere dhe 1,100,000 ton mallra deri ne vitin 2047. Vlera e perllogaritur ne kursimin  e kohes per perdoruesit e sistemit te transportit shqiptar do te jete EUR 0,65 milion per udhetaret dhe EUR 15.3 milion per transportin e mallrave. Kursimet shtese nga zvogelimi i kostos se operimit te automjeteve ne transportin rrugor perllogariten ne EUR 0,5 milion per udhetaret dhe EUR 8,7 milion  per transportin e mallrave .

Rehabilitimi i te gjithe linjes hekurudhore do te ndikoje ne zhvillimin e transportit strategjik multimodal per Ballkanin Perendimor. Linja hekurudhore  Durres – Elbasan – Pogradec  me linjen e re nga Lini ne kufi me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise eshte pjese e Koridorit VIII Pan-Europian dhe eshte pjese e Rrjetit Gjitheperfshires Hekurudhor SEETO. Ajo lidh kryeqytet Tirane, Shkup dhe Sofie si dhe portin e Durresit ne detin Adriatik me portet e Burgasit dhe Varnes ne Detin e Zi. Vazhdimi dhe lidhja e linjes Hekurudhore nga Pogradeci ne Rrjetin Hekurudhor te Greqise parashikohet gjithashtu te zhvillohet . 

Pergatitja e ketij studimi eshte mundesuar nga Komisioni Europian me nje grant prej 720,000 EUR dhene Shqiperise nga fondet rajonale te Instrumentit te Paraaderimit (IPA) financuar nepermjet Instrumentit te Investimeve per Ballkanin Perendimor (WBIF) Qeveria Shqiptare ka vendosur te vijoje  me zhvillimin e projektit te rehabilitimit te te gjithe linjes Hekurudhore dhe per kete arsye ka bere kerkese se fundmi prane WBIF per dy grante te tjera asistence teknike. I pari , per pergatitjen e projektit te zbatimit per segmentin preoritar nga Durresi ne Rrogozhine dhe i dyti, per pergatitjen e projektit paraprak analizes kosto perfitim dhe vleresimit te ndikimit ne mjedis dhe social te pjeses se mbetur segmenti Hekurudhor nga Rrogozhina – Pogradec perfshire ndertimin e linjes se re 2.8 km qe lidh Linin me kufirin e ish Republikes Jugosllave te Maqedonise .  



       

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *