Hapja e kursit për ndihmës makinist .

Me datë  22/ 09 / 2018 u hap kursi i formimit profesional për ndihmës makinist në Hekurudhën Shqiptare SH.A (Hsh).

Në hapjen e kursit morën pjesë  Administratori i Shoqerisë Av.MSC. Ani DYRMISHI , Zëvëndës Administratori  ING.Sokol Popoçi , Drejtori i inspektimit  hekurudhorë  ING.Ahmet Allamani , Drejtoresha NJSHBM  Klorinda IBRO,   etj . Fjalen e hapjes e mbajti Administratori i Shoqërisë  i cili shprehu rëndësinë e madhe për rihapjen mbas shumë vitesh të këtij kursi në drejtimin e trenave.

Sipas legjislacionit të zbatueshëm te kodit hekurudhorë të Republikës së Shqipërisë cdo sipërmarrës Hekurudhor dhe administrues i infrastrukturës është përgjegjës për nivelin e formimit dhe të kualifikimit të stafit të tij, me kontrollin e aftësive të tyre. Punonjësit që merren rishtaz në punë nga transportuesit hekurudhorë dhe administruesit e infrastrukturës duhet të kenë kryer kurset përkatëse të kualifikimit profesional të organizuara nga HSH-ja . Pavarsisht nga fitimi i aftësisë profesionale në shkollë e kurse , për marrjen në punë  në sektorët e drejtimit dhe të levizjes së  trenave, në drejtimin e mjeteve tërheqëse  etj , zbatohet njv periudhë prove jo më pak se tre muaj . Kjo periudhë prove synon verifikimin e përgatitjes profesionale dhe aftësimin real për kryerjen e veprimeve zhvillohet nën kujdesin dhe mbikqyrjen e punonjësve të kualifikuar i cili përbehet ngva inxhinierë dhe të pajisur me dëshmi të profesionit.

HSH-ja ka pëgjegjësine në përgatitjen e vërtetimeve , që certifikojnë ndjekjen e kursit të kualifikimit , trajnimit dhe përgatitjes teknike e profesionale të personelit hekurudhore të autorizuar nga drejtuesit e njësive të biznesit të Hekurudhës Shqiptare .

Kursi i kualifikim zhvillohet në ambjentet e Hekurudhës Shqiptare . Çdo të shtunë në periudhën e tre mujorit IV 2018 datë 22/09/18 deri 22/12/2018 në orarin 10:00-14:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *