Nënkalim midis hekurudhës dhe aksit rrugor kombëtar Librazhd-Peshkopi

Një nënkalim midis hekurudhës dhe aksit rrugor kombëtar Librazhd-Peshkopi, i ndërtuar rreth viteve ‘60 shumë i ngushtë dhe i ulët ishte tashmë jashtë funksionit pasi përmes tij mund të kalonin vetëm mjete të vogla. Ndërhyrja në këtë pjesë ishte e dosmosdoshme për kalimin e të gjitha llojëve të mjeteve në këtë aks nacional, i cili shërben gjithashtu edhe për lidhjen e shumë fshatrave të Bashkisë së Librazhdit.

Së bashku me Drejtorin e ARRSH Afrim Qendro, Deputetin e partise socialiste Taulant Balla dhe Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra inspektuan punimet në këtë kantier tjetër punimesh në Librazhd.

Kjo ndërhyrje do të bëjë të mundur kalimin e çdo lloj automjeti në nënkalimin me hekurudhën i cili pengonte prej 40 vitesh lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë.

Prej vitesh ky investim ishte i domosdoshëm dhe më në fund u mundësua nga ARRSH.
Ky investim i ARRSH ndikon edhe në përmirësimin e rrjetit hekurudhor Durrës-Pogradec.

Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH Afrim Qendro bëmë publike dy projekte të tjera shumë të rëndësishme për Qarkun e Elbasanit.

ARRSH në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës & Energjisë dhe me Cooperzione Italiana janë duke bërë gati dy projekte shumë të rëndësishme që janë By-Pass i Elbasanit i cili me përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan, shmang trafikun nga qyteti, dhe projekti tjetër zgjerimi i aksit Elbasan-Qukës.

Po ashtu, një lajm i rëndësishëm është fakti që për herë të parë pas shumë vitesh të gjitha kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve po nënshkruhen në kohë duke bërë të mundur që këtë vit planifikimet dhe marrja e masave të nisin në kohë për të evituar problemet me rrugët kur dimri të sjellë dëborën dhe ngricat.

Problemtikat e hasura vitet e kaluara me bllokim rrugësh, tashmë do të minimizohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *