Durres – Rinas – Tirane

 

Hapet gara për projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas

Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave ka çelur garën për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim të ri për në Aeroportin e Rinasit. Projekti do të ndërtohet brenda 30 muajve dhe kostoja totale arrin në 90,5 milionë euro. 36,9 milionë euro janë siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në formën e kredisë, 35,4 milionë janë grant falas nga Bashkimi Europian, ndërsa qeveria shqiptare do të mbulojë kostot e shpronësimeve dhe Tatimin e mbi Vlerën e Shtuar. Në fazën e ndërtimit të projektit priten të angazhohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200. Është përllogaritur edhe vlera e kursimit nga qytetarët, që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit. Rindërtimi i hekurudhës dhe më pas rikthimi i stacionit të trenit brenda qytetit të Tiranës pritet ti japë një hov të ri këtij sektori të lënë në harresë prej shumë vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *